| Shqip |
|
|
|
|
FORUMI TE RINJTE DHE EDUKATA JOFORMALE (Forumi MNE) është aktiv në Mal të Zi që 6 vite: së pari si PRONI institucion për edukimin social të të rinjve, mandej si Forum SYD, dhe nga marsi I vitit 2007 si Forumi MNE. Forumi MNE me vendimin e kuvendit themelues të Forumit MNE dhe bordit Forum SYD nga Suedia, me 28 mars të vitit, u shëndrrua në organizatë lokale nga projekti ndërkombëtar. Organizata është pjesë e rrjetit Forum SYD dhe vazhdon partneritetin me këtë organizatë ndërkombëtare në fushën e zhvillimit të strategjive lokale për zhvillimin e komuniteteve nëpërmes edukimit joformal dhe punës rinore. Misioni i Forumit MNE: Një shoqëri e drejtë dhe paqësore, zhvillimit të së cilës do t’i kontribuojnë qytetarët aktiv të rinj. Vizioni i Forumit MNE: Forumi MNE është organizatë e cila e realizon vizionin e saj duke i ofruar mbështetje zhvillimit të të rinjve në individë të vetëdijshëm, përgjegjës dhe aktiv, në gjendje të njohin, kërkojnë dhe realizojnë të drejtat e veta dhe t’i kontribuojnë zhvillimit të një shoqërie paqësore dhe të drejtë. Ne zhvillojmë dhe realizojmë programe të edukimit joformal, punës me të rinj në shoqëri, vullnetarizmit, kreativitetit dhe aktivizmit në mes të të rinjve, si dhe mbështesim përpunimin dhe zbatimin e strategjive për të rinjtë në bashkëpunim me të gjithë faktorët e rëndësishëm në shoqëri. Forumi MNE i realizon të gjitha programet e veta në përgjegjësi me 5 drejtimet strategjike: 1. Mbështetja të rinjve në realizimin e të drejtave të tyre dhe potencialit të plotë 2. Kontribut reformës së arsimit dhe njohjes së edukimit joformal dhe punës me të rinj 3. Shtytja e inter-aksionit, përgjegjësisë, vetëdijes qytetare në mes të rinjve dhe grupeve të ndryshme të komunitetit. 4. Rrjetëzimi dhe udhëheqja efikase e resurseve 5. Zhvillimi, implementimi dhe strategjia e monitorimit dhe formimi i organit për të rinj Nëpërmes programet: 1. Puna me të rinj përmes klubeve rinore 2. Organizimi i programit Universitar “Udhëheqësia dhe puna zhvilluese me të rinj në komunitet”, në partneritet me Fakultetin filozofik në Nikshiq dhe Fakultetin për arsim dhe komunikim, Jonkoping, Suedi 3. Organizimi i programeve vullnetarë 4. Mbështetja zhvillimit të strategjive për fëmijë dhe të rinj në nivelet lokale 5. Zhvillimi i informimit të strukturuar dhe gjithëpërfshirës për të rinj Forumi MNE në Mal të Zi punon në: - Podgoricë (dy klube rinore – Konik dhe Stara Varosh) - Kotorr (klubi rinor në bashkësinë Muo dhe partneriteti me Zyrën për parandalimin e narkomanisë, si dhe me komunën e Kotorrit; qendra informative në bibliotekën e Qendrës për kulturë – e zhvilluar ne bashkëpunim me Qendrën për kulturë të komunës së Kotorrit) - Tivar - Klubi rinor në bashkësinë Tabija - Ulqin, Tivat, Nikshiq (rrjeti i vullnetarëve, qendra informative në Qendër për kulturë Ulqin) - Herceg Novi, Plavë, Plevlë, Berane, Rozhajë dhe në komunat tjera në të cilat ekziston një lloj mbështetje nga të rinjtë, qytetarët apo pushteti lokal. Organizata punëson 15 persona dhe ka rrjetin me rreth 100 studentë dhe 50 vullnetarë. Organizatën e udhëheq bordi prej shtatë anëtarëve, prej të cilëve dy janë përfaqësuesit e studentëve dhe vullnetarëve. Kuvendin e organizatës e përbëjnë përfaqësuesit e anëtarëve të klubeve rinorë, rrjetit të vullnetarëve, studentëve dhe prindërve, si dhe përfaqësuesit e personave tjerë juridik që punojnë në kuadër të rrjetit të Forumit MNE. Organizata ka politikë të zhvilluar mbi udhëheqjen me resurse njerëzore, mbi mbrojtjen e fëmijëve, sigurimin e kualitetit të punës rinore në bashkësi, zhvillimin e rrjetit të vullnetarëve, organizimit të shkëmbimeve edukative të të rinjve dhe vullnetarëve, si dhe organizimin e kampeve rinore. Forumi MNE ka procedura të qarta financiare dhe zhvillimi i programit bazohet në plane strategjike, afatgjate të zhvilluara me në mënyrë participative. |